Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

VIDEO/ Kane shpëton Bayern-in nga humbja ndaj Union Berlini, vjen ndalesa e parë e bavarezëve

VIDEO/ Kane shpëton Bayern-in nga humbja ndaj Union Berlini, vjen ndalesa e parë e bavarezëve

17:39, 08/11/2025

Bayerni u ndal në një barazim 2-2 ndaj Union Berlinit, duke i dhënë fund serisë prej 16 fitoresh radhazi, megjithëse mbetet në krye të Bundesligës me gjashtë pikë avantazh.

Union Berlin - Bayern 2-2

Skuadra e Vincent Kompany e nisi ndeshjen ngadalë, ndoshta ende e lodhur nga fitorja me 10 lojtarë kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve. Në minutat e para, Unioni rrezikoi seriozisht, ndërsa një gol i Ansah u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë, në minutën e 28-të, vendasit kaluan në avantazh pas një gabimi të rëndë të Manuel Neuer-it, që nuk arriti të kontrollonte goditjen e Danilho Doekhi-t, duke i dhënë Unionit golin e parë.

Bayern reagoi në fund të pjesës së parë, kur Luis Díaz shënoi një gol të mrekullueshëm nga një kënd shumë i ngushtë, duke barazuar rezultatin 1-1. Pasi krijuan disa raste të tjera, bavarezët menduan se mund të përmbysnin gjithçka, por Kane shënoi nga një pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Bayern dominoi zotërimin e topit dhe shtoi presionin. Olise testoi portierin Rønnow, por ishte Unioni që shënoi sërish në minutën e 81-të, kur Doekhi përfitoi nga një pastrim i gabuar i Kane dhe dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë, sulmuesi anglez e ndreqi gabimin e tij vetëm pak minuta më vonë. Ai realizoi me kokë pas një krosimi perfekt të Tom Bischof-it, duke siguruar barazimin dhe golin e tij të 13-të në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco