Lajmi i fundit

Goditje për Vettingun nga Strasburgu: Shkarkimi i Gentian Osmanit shkeli Konventën Europiane

Luis Enrique: Jemi gjithmonë të hapur për nënshkrime të reja

Luis Enrique: Jemi gjithmonë të hapur për nënshkrime të reja

15:20, 08/11/2025

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, mendon se nuk ka nxitim për nënshkrime të reja pas krizës në rritje të lëndimeve, duke këmbëngulur se ka besim te lojtarët e disponueshëm në skuadër.

Parisienët janë përballur me disa lëndime këtë sezon, kryesisht për shkak të sezonit të ngjeshur 2024/25, ku fituan tripletën.

Desire Doue, Ousmane Dembele dhe Achraf Hakimi kanë pësuar lëndime brenda një jave. Ata do të mungojnë për një kohë të gjatë.

Megjithatë, trajneri Enrique nuk i sheh si të domosdoshme transferimet e reja, edhe pse thekson se është i hapur për një gjë të tillë.

"Jemi gjithmonë të hapur për nënshkrime të reja, por nuk ka nxitim, nuk ka shqetësime”, ka thënë fillimisht Enrique.

“Po i shohim anët pozitive dhe negative. Nuk ka problem për momentin. Ka lëndime, por ky është rasti në çdo klub. Kemi besim te lojtarët në ekip", përfundoi trajneri spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco