Silvinjo: Kemi dy ndeshje të vështira përpara, objektivi ynë është...

Silvinjo: Kemi dy ndeshje të vështira përpara, objektivi ynë është...

13:43, 07/11/2025

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të vlefshme për Botërorin 2026 ndaj Andorrës (13 nëntor, ora 20:45, “FAF)) dhe Anglisë (16 nëntor, ora 18:00, “Air Albania”)

Trajneri Silvinjo doli sot në konferencën për media nga “Shtëpia e Futbollit”, ku prezantoi edhe listën me 25 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e rëndësishme, ku Shqipëria ka mundësinë më të mirë për të siguruar një një biletë historike për në play-off-in e këtij kompeticioni.

Tekniku brazilian foli dhe sqaroi zgjedhjet e tij për këto dy sfida dhe objektivat e Kombëtares.

“Për pak kohë bëhen tre vite që kam marrë drejtimin e kombëtares dhe jemi në një moment shumë të bukur që në mbylljen e këtij viti për kualifikueset e Botërorit jemi ende në lojë për play-offet e Botërorit dhe ky është objektivi ynë.

Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara. Nuk është momenti ynë dhe nuk ka qenë më përpara që të marrim lojtarë që luajnë 100% me klubet e tyre. Nuk kemi mundësi të zgjedhim nga 70-80 lojtarë. Kemi diku te 40-45 lojtarë që i monitorojmë vazhdimisht. Tani është momenti për të vlerësuar lojtarët që kam grumbulluar dhe për të punuar me ta”, deklaroi tekniku i kuqezinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco