Sfidat me Serbinë dhe Shqipërinë, Thuchel surprizon me listën e Anglisë

Sfidat me Serbinë dhe Shqipërinë, Thuchel surprizon me listën e Anglisë

13:03, 07/11/2025

Anglia do të luajë në nëntor dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2026.

Fillimisht do të presë Serbinë, ndërsa më pas sfidon Shqipërinë në stadiumin “Air Albania”.

Mes surprizave, Thomas Tuchel ka publikuar listën me lojtarët e ftuar. Kujtojmë se Anglia e ka siguruar kualifikimin.

Bellingham është rikthimi i bujshëm, siç edhe ishte paralajmëruar.

Surprizë është mungesa e Ljuis-Skelli, talenti që i shënoi Shqipërisë në “Wembley”. 

Po ashtu as Oli Uatkins i Aston Vilës nuk është ftuar dhe pse pritej të ishte pjesë e emrave.

Risi në këtë listë shfaqet Aleks Skot. Ky i fundit po bën mjaft mirë me Bërnmuth dhe e ka merituar ftesën e Tuchel.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco