• Për ne
  • Redaksia
  • Marketing
  • +355697009690
  • Edicioni i Kosovës
  • Lajme
    • Web TV
    • Kuriozitete
    • Arte & media
    • Sociale
    • English
    • Shëndet
    • Tjera
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Kosova
  • Botë
    • Rajoni
  • Kulturë
  • Shkencë
    • Teknologji
  • Sport
    • Botërori 2026
  • Jetë/stil
  • Trashëgimi
    • Histori
  • Mjedis
    • Klimë
  • Op-Ed
    • Analizë
    • Blog
  • PLUG
  • Marketing
  • +355697009690
toggle menu
Sonila Meço Sonila Meço Boja e oktapodit
Avni Nezaj Avni Nezaj Hajdutit nuk i mjaftojnë më patronazhistët
UEFA Development U-15/ Shqipëria e nis në mënyrë fantastike turneun, mposht Armeninë 3-1

UEFA Development U-15/ Shqipëria e nis në mënyrë fantastike turneun, mposht Armeninë 3-1

16:34, 29/10/2025

Shqipëria U-15 e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në turneun “UEFA Development”, duke fituar me rezultatin 3-1 ndaj Armenisë. Në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Genti Mahmuti ishin më dominantë. Golat në këtë takim u realizuan nga Matias Mehmeti, Aleksandros Shofiti dhe Kledi Dida.

Trajneri Genti Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion: Besardo Ndoj (GK), Elez Elqeni (c), Denian Avdylaj, Kevin Kerxhaliu, Kevin Muharremi, Kledi Dida, Gean Ramadani, Matias Mehmeti, Santjago Perkola, Aleksandros Shofiti dhe Samuel Prendi.

Kuqezinjtë kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 8-të të takimit, falë golit të bukur të Matias Mehmetit, i cili përfitoi në mënyrë perfekte nga një top i ekzekutuar shumë mirë nga këndi nga Santjago Perkola.

Në minutën e 32-të, Shqipëria dyfishoi rezultatin pas një aksioni të kombinuar mjaft mirë mes Ramadanit dhe Shofitit. Ramadani shërben një pasim të saktë për Shofitin, i cili, i gjendur brenda zonës, e dërgon topin në rrjetë mes katër kundërshtarëve.

Kuqezinjtë nuk u ndalën me kaq dhe gjetën edhe golin e tretë në minutën e 37-të. Një gabim i mbrojtjes armene u shfrytëzua në mënyrë ideale nga Kledi Dida, që rrëmbeu topin pas një pasimi të gabuar, depërtoi në zonë dhe realizoi me qetësi golin e tretë për ekipin tonë.

Pjesa e parë u mbyll me një rezultat fantastik 3-0 në favor të Shqipërisë. Armenët realizuan golin e vetëm në minutën e 88-të, duke përfituar nga një rrëmujë e krijuar në zonën tonë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 për Shqipërinë e Genti Mahmutit.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit“, Maqedonia e Veriut mposhti Kosovën me rezultatin final 1-0.

Takimet e dyta të këtij turneu do të luhen të premten e 31 tetorit në “Shtëpinë e Futbollit”. Shqipëria do të përballet me Maqedoninë e Veriut në ora 14:00 ndërsa Kosova do të luajë kundër Armenisë në 10:30.

Sfida Shqipëri – Maqedoni e Veriut do të transmetohet live në “FSHF TV”, në platformën “Klani im”.

Ndeshjet e dyta të turneut:

Kosovë – Armeni, 31.10.2025, Shtëpia e Futbollit, 10:30

Shqipëri – Maqedoni e Veriut, 31.10.2025, Shtëpia e Futbollit, 14:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

  • Kombëtarja U-15 triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut në Ohër
  • Presidenti Duka inauguron fushën e re në Picallë: Investim për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen e futbollit
  • Zbulohet 'pakti sekret' mes Real Madridit dhe Bayernit që mbylli derën për transferimin e Olise

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Botërori 2026

Gjermania në alarm për Schlotterbeck, Nagelsmann konfirmon dëmtimin dhe flet për rotacionin në ekip

Botërori 2026

VIDEO/ Tifozët e Norvegjisë ‘pushtojnë’ Nju Jorkun, ‘vozitje vikinge’ në Times Square para duelit me Senegalin

Botërori 2026

Portugali-Uzbekistan (19:00), zbardhen formacionet zyrtare: mungojnë Leão dhe Conceição

Botërori 2026

FIFA vendos rekord historik: 871 milionë dollarë për 48 kombëtaret në Botërorin 2026

Botërori 2026

Belgjika me Lukakun titullar ndaj Iranit, ‘Djajtë e Kuq’ kërkojnë reagim pas startit të zbehtë në Botëror

Sport

Asllani mund të rikthehet në Serinë A, Cagliari e sheh si zëvendësues të Gaetanos

Botërori 2026

Yamal shpërthen pas golit të parë në Botëror: 4 vjet më parë e shikoja në klasë, tani po e përjetoj me familjen time

Botërori 2026

Stuhitë kërcënojnë ndeshjet e Francës dhe Norvegjisë në Botëror, stadiumi evakuohet disa orë para sfidës

Sport

Caktohet stadium neutral për Izrael – Kosovë, ndeshja zhvendoset në Hungari

Botërori 2026

Wayne Rooney, elozhe pa fund për Lamine Yamal: Më bën të buzëqesh, ka inteligjencë të jashtëzakonshme

TË NGJASHME

Botërori 2026

Nga shitësi i qeseve plastike, te heroi që ndali Anglinë: Historia frymëzuese e portierit të Ganës

Sport

Presidenti Duka inauguron fushën e re në Picallë: Investim për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen e futbollit

Sport

Zbulohet 'pakti sekret' mes Real Madridit dhe Bayernit që mbylli derën për transferimin e Olise

Botërori 2026

Kapiteni i Skocisë/ Robertson beson te mrekullia kundër Brazilit: Mund të shkruajmë histori

Botërori 2026

Tifozët japonezë rrezikojnë ndëshkim nga FIFA pas incidentit me flamurin ‘Rising Sun’

Botërori 2026

Messi habit tifozët në ditëlindjen e 39-të, publikon pamje të rralla nga palestra gjatë Botërorit

Botërori 2026

La kombëtaren për të pritur fëmijën e tij të parë, Doku ribashkohet me Belgjikën

  • Lajme
    • Web TV
    • Kuriozitete
    • Arte & media
    • Sociale
    • English
    • Shëndet
    • Tjera
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Kosova
  • Botë
    • Rajoni
  • Kulturë
  • Shkencë
    • Teknologji
  • Sport
    • Botërori 2026
  • Jetë/stil
  • Trashëgimi
    • Histori
  • Mjedis
    • Klimë
  • Arkiva

SYRI.net është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri, që brenda një kohe të shkurtër është kthyer në lider të informacionit. Në SYRI.net do të gjeni opinionistë më me emër në vendin tonë, investigime dhe lajme që nuk do ti gjeni diku tjetër. Lajmet në SYRI.net janë prodhim i SYRI.net dhe nuk lejohet marrja e tyre pa një komunikim të mëparshëm me redaksinë. Ju ftojmë të klikoni dhe të na shkruani sa herë që ju mendoni se duhet. Stafi i SYRI.net

Për informacione info@syri.net, për reklama marketing@syri.net

Denonco

Merrni lajmet më të fundit nga SYRI.net në çdo moment dhe kudo që të jeni!