Lionel Messi feston sot 39-vjetorin e lindjes, por në vend që të flitet vetëm për rekordet e tij në fushë, argjentinasi ka tërhequr vëmendjen me një video të veçantë të publikuar në rrjetet sociale.
Ylli i Argjentinës ndau me ndjekësit pamje nga stërvitjet e tij intensive në palestër gjatë Kupës së Botës 2026.
Videoja, e cila u bë menjëherë virale, tregon Messin duke kryer ushtrime të ndryshme fizike me një lehtësi që ka mahnitur tifozët në mbarë botën.
Nuk është e zakonshme që tetë herë fituesi i “Topit të Artë” të publikojë materiale të tilla nga puna e tij fizike, ndaj pamjet zgjuan interes të madh.
Brenda pak orësh, videoja grumbulloi miliona pëlqime dhe mijëra komente nga tifozë dhe personalitete të futbollit.
Ndërkohë, Messi po kalon një tjetër moment magjik në karrierën e tij.
Edhe pse në moshën 39-vjeçare, ai ka qenë protagonist absolut në Botërorin 2026, duke realizuar pesë gola në dy ndeshjet e para të Argjentinës.
Falë kësaj forme të jashtëzakonshme, kapiteni argjentinas është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupave të Botës me 18 gola, duke lënë pas legjendën gjermane Miroslav Klose, i cili kishte shënuar 16.
I lindur më 24 qershor 1987 në Rosario, Messi vazhdon të sfidojë kohën dhe të shkruajë histori të reja në futbollin botëror.
© SYRI.net