Përzgjidhen trajneri dhe formacioni më i mirë i javës së 8-të të Superiores

Përzgjidhen trajneri dhe formacioni më i mirë i javës së 8-të të Superiores

15:22, 26/10/2025

Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e së shtunës me dy sfidat e fundit Partizani – Egnatia dhe Teuta – Flamurtari.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin e javës, sipas skemës 1-4-2-3-1.

Në portë është gardiani i Partizanit, Pano Qirko.

Katërshja e mbrojtjes formohet nga Bekim Maliqi (Dinamo City), Marcelino Preka (Partizani), Gomes Ferreira (Teuta) dhe Andrey Yago (Vllaznia).

Përpara mbrojtjes janë Albano Aleksi (Egnatia) dhe Ibrahim Abbas (AF Elbasani).

Dejvi Bregu i Dinamo City-t, Ergis Arifi i Teutës dhe Diallo i AF Elbasanit mbështesin në majën e sulmit Bekim Balajn e Vllaznisë.

Trajneri më i mirë i javës së 8-të është përzgjedhur tekniku i Vllaznisë, Edi Martini. Vllaznia e tij triumfoi në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës me rezultatin 3-1 dhe për kuqeblutë ishte fitorja e katërt radhazi në kampionat.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco