“El Clásico” nuk është vetëm një ndeshje futbolli. Është një konflikt idealesh, një betejë identiteti që pasqyron tensionet e thella kulturore, historike dhe politike midis kryeqytetit spanjoll dhe Katalonjës krenare.
Që nga takimi i parë në 1902, kjo sfidë ka tërhequr miliona tifozë, duke u kthyer në një simbol global të rivalitetit dhe pasionit sportiv. Çdo vit, dy klubet organizojnë një shfaqje që e gjithë bota e pret me padurim, të pasuruar nga lojtarë ‘yje’ dhe momente të paharrueshme. Për dy ditë në dy qytetet më të mëdha të Spanjës, çdo gjë është e përqendruar në një fjali të vetme: “Kush do të fitojë sot?” Gratë janë më të lumturat dhe njëkohësisht më të trishtuarat.
Për dy ditë, çiftet duhet të harrojnë bisedat e ëmbla: “Zemër, të dua shumë, çfarë do të bëjmë në mbrëmje, mund të hamë darkë jashtë?” Nuk ka të tilla. Sepse burrat dalin që pa gdhirë dhe El Clásico errëson gjithçka. Fjalitë më të përdorura janë: “Si do të luajmë sot?”, “Kush bën formacionet?” dhe më pas diskutojnë për zëvendësimet dhe rezultatin. Kjo rutinë vazhdon deri në përfundim të ndeshjes. Më pas, të gjithë në shtëpi: një palë e lumtur dhe e qetë për fitoren, tjetra e karikuar pas një gjumi të lodhshëm pesëmujor, për të pritur revanshin. Një ndeshje pa ekuivok: “ose me ne, ose kundër nesh”, rrugë të mesme nuk ka.
Historia e urrejtjes
Zanafilla është në 11 qershor 1943, finalja e Kupës së Gjeneralit (sot Kupa e Mbretit), e cila në atë kohë mori emrin e Frankos pas Luftës Civile. Në Barcelonë, vendasit kishin fituar 3-0, ndërkohë që në ndeshjen e kthimit, futbollistët janë kërcënuar se nuk do të dilnin gjallë nga fusha nëse Reali nuk do të fitonte Kupën. Ndeshja u mbyll 11-1 për Realin, duke siguruar trofeun. Katalanasit nuk e falën kurrë, por gjendja u rëndua më tej pas çështjes ‘Di Stefano’.
Çështja Di Stefano
Sulmuesi argjentinas shënoi gola të shumtë për River Plate dhe tërhoqi interes nga Real Madridi dhe Barcelona. Për shkak të një greve lojtarësh, Di Stefano nënshkroi me ‘Millonarios’ të Kolumbisë. Situata u bë e diskutueshme: kush e zotëronte lojtarin? Pas negociatave të gjata, FIFA vendosi që të dy klubet të ndanin lojtarin për katër vite. Madridi nënshkroi Di Stefanon, i cili shënoi dy gola në fitoren 5-0 ndaj Barcelonës në El Clásico.
Historia e Luis Figos
Portugezi u transferua te Barcelona në 1995 dhe u bë një nga figurat më të ndritura të klubit. Por fjalët e tij se “do të jem përjetë katalanas” u shkatërruan nga shitja për 62 milionë euro te Reali. Tërbimi katalanas nuk njihte kufij: sa herë që Figo luante në Barcelonë, tifozët hidhnin objekte ndaj tij, dhe parulla e vendosur në stadium thoshte: “Judë (tradhtar), nuk je për ne, je i zakonshëm.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: