Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Shqipëria në revoltë kundër Edi Ramës

‘Ka shumë homoseksualë në NBA’, rrëfimi i parë publik i një lojtari mbi paragjykimet në ligën amerikane

‘Ka shumë homoseksualë në NBA’, rrëfimi i parë publik i një lojtari mbi paragjykimet në ligën amerikane

09:15, 07/10/2025

John Amaechi, ish-basketbollist britanik dhe lojtari i parë në historinë e NBA-së që ka pranuar publikisht homoseksualitetin e tij, ka folur hapur për përvojën personale dhe paragjykimet me të cilat është përballur gjatë karrierës në basketbollin amerikan.

Në një intervistë për ‘Hoopshype’, me rastin e publikimit të librit të tij të tretë “Nuk është magji: aftësitë e zakonshme të liderëve të jashtëzakonshëm”, ish-lojtari i Cleveland Cavaliers, Orlando Magic dhe Utah Jazz ka rrëfyer disa episode nga periudha kur ishte pjesë e NBA-së.

“Nëse qëllimi im ishte t’i ndihmoja njerëzit të ndiheshin më të lirë për të dalë hapur në sport, atëherë kam dështuar plotësisht,” – ka thënë Amaechi, i cili ka përmendur Karl Malonen dhe trajnerin Jerry Sloan si figura që shfaqnin qëndrime homofobike.

Ai ka shtuar se që para vitit 2005, të gjithë ata që e njihnin, e dinin orientimin e tij seksual:

“A dyshonin shokët e mi? Po, shumë prej tyre. Gjatë karrierës më kanë pyetur disa herë dhe unë ua kam treguar. Vetëm një herë nuk iu përgjigja drejtpërdrejt, kur Greg Ostertag më pyeti përpara një ndeshjeje ‘A je gay?’. I thashë ‘Nuk është momenti për këtë bisedë’.”

Amaechi theksoi gjithashtu se në NBA ka më shumë njerëz homoseksualë sesa mendohet publikisht:

“Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por ka shumë homoseksualë në NBA: lojtarë, trajnerë, pjesëtarë të stafit dhe madje edhe gjyqtarë. Më kujtohet që një herë kam takuar një gjyqtar në një bar gay në Phoenix.”

John Amaechi përfundoi karrierën në vitin 2003 dhe që prej atëherë është angazhuar si autor, psikolog dhe aktivist për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ në sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco