Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Italia sërish kampione bote, mposht Bullgarinë në finale

Italia sërish kampione bote, mposht Bullgarinë në finale

16:35, 28/09/2025

Kombëtarja italiane e volejbollit për meshkuj ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e saj, duke u shpallur kampione bote për herë të pestë. Në ‘Pasay City’ të Filipineve, djemtë e drejtuar nga Fefè De Giorgi mposhtën Bullgarinë në finale me rezultatin 3-1 (25-21, 25-17, 17-25, 25-10), duke mbrojtur kështu titullin e fituar në vitin 2022.

Finalja në “Mall of Asia Arena” foli pothuajse tërësisht për “azzurrët”: dominim i plotë në dy setet e para, një rënie në të tretin, por më pas një reagim i furishëm në setin e katërt që vulosi suksesin. Protagonistët kryesorë ishin Romanò me 22 pikë dhe Bottolo me 19, ndërsa Michieletto shtoi 11 pikë, Anzani 9, kurse Giannelli e Russo nga 4 secili.

Ky sukses vjen pas triumfit të kombëtares femërore të Italisë nën drejtimin e Julio Velascos, duke e kthyer vitin 2025 në një sezon magjik për volejbollin italian.

Menjëherë pas fitores, presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, i uroi kampionët dhe i ftoi në Quirinale më 8 tetor. “Urime për këtë fitore të merituar. Pas gjysmëfinales ndaj Polonisë isha optimist për suksesin final. Ju pres në Quirinale për t’ju falënderuar personalisht”, – u shpreh Kreu i Shtetit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco