Xabi Alonso pranon gabimin, kërkon falje Arda Guler pas derbit

Xabi Alonso pranon gabimin, kërkon falje Arda Guler pas derbit

16:25, 28/09/2025

Real Madrid përjetoi dje disfatën e parë të sezonit, duke u mundur me shifrat e rënda 5-2 nga rivali i qytetit, Atletico Madrid. Megjithatë, në mesin e zhgënjimit, lojtari që shkëlqeu për “Los Blancos” ishte Arda Guler. Talenti turk dhuroi asistin për golin e parë dhe shënoi vetë golin e dytë që i solli epërsinë e përkohshme madrilenëve.

Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer, trajneri Xabi Alonso mori një vendim të çuditshëm në minutën e 60-të, duke e zëvendësuar Gulerin me Mastantuonon. Pas ndeshjes, mediat spanjolle raportuan se tekniku bask i ka kërkuar falje lojtarit të tij, duke pranuar se largimi i tij nga fusha nuk ishte zgjedhje e duhur.

“Ndoshta gabova dhe nuk duhej të të kisha nxjerrë,” – citohet Alonso t’i ketë thënë yllit 19-vjeçar. Edhe pse luajti vetëm një orë lojë, Arda Guler u vlerësua me notën më të lartë te Real Madrid, 7.6.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku nuk kishte hapësirë te formacioni i Ancelottit, me ardhjen e Alonsos, Guler është kthyer në një titullar të rëndësishëm, duke treguar rritje dhe paraqitje të nivelit të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco