Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Bayerni i papërmbajtshëm në Bundesligë, ‘poker’ ndaj Werder Bremenit

Bayerni i papërmbajtshëm në Bundesligë, ‘poker’ ndaj Werder Bremenit

22:48, 26/09/2025

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Werder Bremenit në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit gjerman.

Harry Kane pati një rast ideal në minutën e pestë për të kaluar Bayernin në epërsi, por portieri mik i mohoi golin yllit anglez.

Bavarezët kaluan në epërsi në minutën e 22-të kur goditjen e fuqishme të Jonathan Tah e devijoi me trup Luis Diaz për rezultatin 1-0.

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Bayerni realizoi edhe golin e dytë përmes Harry Kane, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për 2-0.

Në pjesën e dytë Kane ishte sërish protagonist duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të tretin për Bayernin në minutën e 65-të (3-0).

Një tjetër rast të mirë shënimi Bayerni e pati në minutën e 77-të përmes Michael Olise, por golin atij ia mohoi portieri Karl Hein.

Deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, vendasit ia dolën të shënojnë edhe një herë tjetër, kësaj radhe përmes Konrad Laimer i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 4-0.

Pas pesë ndeshjeve të luajtura, Bayerni shkon në kuotën e 15 pikëve, pesë më shumë se vendi i dytë Dortmundi që ka 10, por me një ndeshje më pak të luajtur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco