De Laurentiis: Kemi bërë blerje të rëndësishme, pres që lojtarët ta nderojnë fanellën e Napolit

De Laurentiis: Kemi bërë blerje të rëndësishme, pres që lojtarët ta nderojnë fanellën e Napolit

13:56, 02/09/2025

Napoli ka mbyllur merkaton e verës me dy blerje të rëndësishme: Rasmus Hojlund dhe Eljif Elmas.

I pari rikthehet në Serie A pas eksperiencës me Atalanta dy vite më parë, ndërsa i dyti ka luajtur edhe më parë me kampionët e Italisë.

Dy afrime që rritin ndjeshëm potencialin e skuadrës së trajnerit Antonio Conte, që këtë sezon luan në tri fronte: Kampionat, Kupë dhe Champions League.

“Mendoj se kemi bërë një merkato të mirë këtë verë”, tha presidenti Aurelio de Laurentiis.

“Jo vetëm me blerjet e fundit por edhe me afrimet e kryera më herët. Do të jetë një sezon më i vështirë, ndaj duhet një ekip më kompetitiv. Pres që skuadra ta nderojë këtë fanellë, në Itali dhe Europë”, tha presidenti i Napolit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco