VIDEO/ CEO i një kompanie polake bën skandal në ‘US Open’, i rrëmben një fëmije kapelën e nënshkruar nga tenisti

VIDEO/ CEO i një kompanie polake bën skandal në ‘US Open’, i rrëmben një fëmije kapelën e nënshkruar nga tenisti

21:31, 30/08/2025

Ndërsa tenisti polak Kamil Majchrzak po u jepte autografe tifozëve pas fitores së tij në një ndeshje të “US Open”, një burrë, i cili dyshohet se është drejtori ekzekutiv i një kompanie të madhe, ia rrëmbeu kapelën që tenisti polak kishte nënshkruar, nga duart një fëmije.

Burri ia mori kapelën fëmijës, e fut në çantën e tij dhe më pas filloi të bënte selfie me partneren e tij.

Në të njëjtën kohë, fëmija u përpoq t'i tërhiqte vëmendjen Majchrzakut për t'i shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, por pa sukses.

Megjithatë, videoja e skenës, e cila u publikua në internet, u bë shpejt virale dhe arriti te vetë tenisti.

Duke përdorur ndikimin e mediave sociale, Majchrzak arriti ta gjente fëmijën dhe i dha atij një kapelë tjetër.

Falë fuqisë së mediave sociale, burri nuk mundi t’i shpëtonte vëmendjes së publikut.

Detektivët online e identifikuan atë si Piotr Szczerek, CEO dhe pronar i një kompanie polake të quajtur Drogbruk.

Pas incidentit, ai bllokoi komentet në llogaritë e tij në mediat sociale, gjë që nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh dënimin e fortë publik.

Momenti shkaktoi kritika të mëdha. Përdoruesit e internetit nuk hezituan ta quanin aktin “të neveritshëm” dhe “arrogant” dhe i kërkuan US Open të merrte në konsideratë ndalimin e burrit nga ngjarjet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco