Zyrtare/ Alejandro Garnacho, lojtari i ri i Chelseat

Zyrtare/ Alejandro Garnacho, lojtari i ri i Chelseat

20:15, 30/08/2025

Chelsea ka njoftuar nënshkrimin e Alejandro Garnacho nga Manchester United.

Transferimi prej 40 milionë eurosh  u pa sot në ‘Stamford Bridge’, ku Garnacho ishte i pranishëm gjatë fitores 2-0 të Chelseat ndaj Fulham në Premier League.

21-vjeçari ndoqi ndeshjen nga tribuna, ndërsa ekipi i Enzo Marescës siguroi një fitore të pastër.

Ardhja e argjentinasit te Chelsea ka përmbyllur periudhën e tij  tek United, ku ai nuk ishte më pjesë e skuadrës nën drejtimin e Ruben Amorim.

Garnacho nuk ka luajtur ende këtë sezon, pasi ai nuk ishte pjesë e planeve të Ruben Amorim.

Ai ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Chelsea, që do të zgjasë deri në vitin 2032.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, argjentinasi pati disa fjalë për faqen zyrtare të klubit.

“Është një moment i pabesueshëm për familjen time dhe për mua që të bashkohem me këtë klub të madh. Mezi po pres të filloj.

Pashë Kupën e Botës për Klube dhe të bashkohem me kampionët e botës është diçka speciale, ne jemi ekipi më i mirë në botë.

Është fantastike të jem këtu dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Garnacho pas prezantimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco