Pas shitjes së mesfushorit të majtë Zalewski te Atalanta, Interi po përgatitet për një largim tjetër: ai i sulmuesit shqiptar, Kristjan Asllani. Që nga fillimi i korrikut, Asllani është zyrtarisht në treg, dhe interesimi më i madh tani vjen nga Bologna, e cila ka kaluar Torino-n në garë për nënshkrimin e tij.
Klubi emilian ka marrë mbështetjen e plotë të lojtarit, i cili një muaj më parë kishte refuzuar një transferim te Betisi. Bologna është gati të ulet në tryezën e negociatave me Interin për të arritur një marrëveshje.
Interi vlerëson Asllanin, i cili ka luajtur më parë te Empoli, të paktën 15 milionë euro dhe po shqyrton mundësinë e një shitjeje të përhershme ose, si opsion i dytë, një huazim me detyrim blerjeje.
Dallimi midis klubeve nuk qëndron tek vlera, por tek formula e transferimit: oferta e Bolonjës është një huazim me të drejtë blerjeje, pa detyrim. Megjithatë, të dy klubet janë të interesuara për arritjen e marrëveshjes dhe me fillimin e javës së ardhshme negociatat pritet të intensifikohen.
Sipas eksperiencës të ngjashme me rastin e Sebastiano Esposito-s te Cagliari, është e mundur që Bologna të arrijë një zbritje në çmim duke futur një përqindje të ardhshme nga një shitje e mundshme e lojtarit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: