Arsenal nisi sezonin e ri të Premier League me një fitore 1-0 në 'Old Trafford', duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në javën e parë të kampionatit dhe vetëm të tretën në 18 vizita në këtë stadium. Goli vendimtar erdhi nga Riccardo Calafiori, pas një gabimi të portierit Altay Bayındır në ekzekutimin e një goditjeje këndi nga Declan Rice.
Manchester United tentoi të reagonte me përpjekje nga Bryan Mbeumo, Patrick Dorgu dhe Matheus Cunha, por David Raya mbajti portën të paprekur. Arsenal kontrolloi pjesën e dytë dhe ruajti avantazhin, duke zgjatur serinë pa humbje në transfertë në 15 ndeshje, ndërsa United nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës për herë të katërt në pesë ndeshjet e fundit në shtëpi.
Goli
Fillimi i ndeshjes nuk ishte aspak pozitiv për ‘Dajtë e Kuq’., që u ndëshkuan me gol që në minutën e 13-të nga Calafiori.
Në zhvillimet e një goditjeje këndi, mbrojtësi italian u gjend në kohën e duhur mbi vijën fatale, për të shtyrë topin me kokë në rrjetë, 0-1. Pikërisht me këtë rezulat u mbyll pjesa e pareë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: