Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Inter dhe Bologna intensifikojnë bisedimet për Kristjan Asllanin, marrëveshja pranë mbylljes

Inter dhe Bologna intensifikojnë bisedimet për Kristjan Asllanin, marrëveshja pranë mbylljes

16:17, 17/08/2025

E ardhmja e Kristjan Asllanit po hyn në një fazë vendimtare. Sipas raportimeve të ekspertit të merkatos, Gianluca Di Marzio, Interi dhe Bologna kanë zhvilluar sot kontakte “pozitive” për transferimin e mesfushorit shqiptar.

Palët po diskutojnë një kalim me transferim të përhershëm, ndërsa në marrëveshje pritet të përfshihet edhe një përqindje mbi rishitjen e lojtarit në të ardhmen.

23-vjeçari nga Elbasani, megjithëse ka qenë i lidhur shpesh me një largim këtë verë, ende mbetet lojtar i Interit. Megjithatë, zikaltrit nuk e shohin më si pjesë të planeve të tyre dhe kanë hasur vështirësi në gjetjen e një blerësi të gatshëm. Një faktor vendimtar ka qenë edhe dëshira e vetë Asllanit për të qëndruar në Serinë A, duke refuzuar pista jashtë Italisë.

Bologna është një nga klubet që ka shfaqur interes serioz për shërbimet e tij dhe tashmë po punon për ta bindur mesfushorin shqiptar që të pranojë transferimin. Sipas Di Marzio, ekziston hapësirë reale për një marrëveshje, e cila mund të konkretizohet në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco