Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Marc Márquez triumfon në Austri, i pandalshëm drejt titullit të nëntë

Marc Márquez triumfon në Austri, i pandalshëm drejt titullit të nëntë

16:09, 17/08/2025

Marc Márquez vazhdon marshimin e tij të pandalshëm drejt kurorës së nëntë botërore. Piloti spanjoll i Team Lenovo triumfoi në pistën e Austrisë, duke shënuar fitoren e gjashtë radhazi dhe të nëntën në këtë sezon fantastik, në garën e parë pas pushimit veror. Kjo ishte gjithashtu fitorja e tij e parë historike në këtë pistë.

Pas një dueli të fortë me Marco Bezzecchi, i cili ishte nisur nga “pole position”, Márquez arriti ta thyente rezistencën e italianit dhe ta linte pas në gjysmën e dytë të garës. Në vend të dytë u rendit Fermin Aldeguer, i cili përfitoi nga përplasja e ashpër mes Francesco Bagnaia-s dhe Pedro Acosta-s për t’i kaluar të dy, duke u hedhur më pas në ndjekje të liderit spanjoll. Aldeguer arriti të kalonte edhe Bezzecchi-n, duke u ngjitur për herë tjetër në podium.

Bezzecchi u mjaftua me vendin e tretë, pas një prove të guximshme ku tentoi të sfidonte “Kanibalin” Márquez, duke iu kundërpërgjigjur edhe në tentativën e parë të spanjollit.

Një fund zhgënjyes për Francesco Bagnaia-n, që pas një gare të vështirë përfundoi vetëm në vendin e tetë, pas KTM-së së Pedro Acosta-s, Enea Bastianinit me KTM Tech3 (me rezultatin më të mirë të vitit, vendi i pestë), Hondës së Joan Mir dhe KTM-së së Brad Binder. Alex Márquez nuk shkoi më larg se vendi i dhjetë, pasi u ndëshkua me “long lap penalty” në nisje të garës.

Një episod i hidhur ndodhi për Jorge Martin, i cili u rrëzua para gjysmës së garës, duke ngecur në zhavor me këmbën e djathtë të mbërthyer te Aprilia e tij. Ai u dërgua menjëherë në qendrën mjekësore të pistës, por fatmirësisht pa pasoja fizike.

Klasifikimi i përgjithshëm

Marc Márquez kryeson tabelën me 418 pikë, duke e thelluar epërsinë ndaj vëllait të tij, Alex Márquez, që numëron 226 pikë (-142). Në vend të tretë qëndron Francesco Bagnaia me 221 pikë (-197 nga shoku i skuadrës), ndërsa Marco Bezzecchi është i katërti me 178 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco