Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

17:29, 16/08/2025

Një rast i paprecedentë në Korçë u regjistrua përgjatë kësaj jave. Saleh Nasr u dhunua dhe duhet të shkonte në spital, ndërsa Policia e Korçës arrestoi dy persona të lidhur me ngjarjen.

Nasr i tronditur nga ngjarja në fjalë ka kërkuar largimin nga Skënderbeu. Tashmë mbetet për t’u parë cili do të jetë vendimi i drejtuesve bardhekuq.

25-vjeçari spikati me golat e tij në edicionin e fundit të Superiores. Nasr e gjeti rrugën e rrjetës 11 herë në kampionat.

Skënderbeu ndërkohë duhet të luajë në Kategorinë e Parë, pasi nuk siguroi mbijetesën. Dhe objektiv për skuadrën e Ernest Gjokës mbetet vetëm rikthimi në elitë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco