Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Laporta njofton lajmin e madh te Barcelona gjatë një eventi

Laporta njofton lajmin e madh te Barcelona gjatë një eventi

08:34, 16/08/2025

Joan Laporta konfirmoi para pjesëmarrësve në një event se portieri Joan Garcia dhe sulmuesi Marcus Rashford do të jenë në dispozicion të Flick për të luajtur kundër Mallorca, në debutimin në La Liga.

Presidenti i Barcelonës shprehu, në një fjalim para lojtarëve, se nëse Flick dëshiron, Joan Garcia dhe Rashford mund të luajnë sot.

Barcelona ka përfunduar të gjitha hapat për regjistrimin e të dy lojtarëve dhe tani është duke pritur miratimin përfundimtar nga La Liga.

Laporta shprehu optimizmin e tij në lidhje me të ardhmen dhe vlerësoi Hansi Flick: “Ai po menaxhon në një mënyrë mjeshtërore. Është një formulë që funksionon dhe mund të zgjasë shumë.

Ata ende nuk e kanë përtypur se Barça është ringjallur dhe duam të jemi një referencë në botën e futbollit. Le të vazhdojmë të luajmë kundër të gjithëve, dua t’ju them se mund të jeni të sigurt. Kjo është jetëgjatë, pres shumë sukses”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco