Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

FOTO/ Ngushtohet lista, 5 favoritët për të fituar ‘Topin e Artë 2025’

FOTO/ Ngushtohet lista, 5 favoritët për të fituar ‘Topin e Artë 2025’

21:26, 15/08/2025

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele, konsiderohet ende kandidati më i fortë për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2025.

Sipas renditjes përfundimtare të publikuar nga Score90 para ceremonisë në shtator, Dembele mban vendin e parë dhe shihet si favoriti i padiskutueshëm pas sezonit të tij të jashtëzakonshëm me PSG-në.

Pas tij renditet i riu i Barcelonës, Lamine Yamal, ndërsa ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, kompleton treshen e parë.

Në pesëshen e parë hyjnë edhe Pedri dhe Mohamed Salah, duke lënë jashtë listës yjet e tjerë të PSG-së, Vitinha dhe Nuno Mendes.

Dembele ka qenë vendimtar në suksesin e PSG-së sezonin 2024-2025, duke ndihmuar klubin të fitojë një tripletë evropiane, me 35 gola dhe 16 asiste në të gjitha garat.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco