Paul Ince dënohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur, gjobë dhe pezullim patente për 12 muaj

Paul Ince dënohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur, gjobë dhe pezullim patente për 12 muaj

14:30, 18/07/2025

Ish-kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Paul Ince, është dënuar me pezullim të patentës për 12 muaj dhe një gjobë prej 7.085 £, pasi ka pranuar akuzën për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

57-vjeçari u paraqit të premten në gjykatën e Chesterit, ku pranoi se kishte drejtuar Range Rover-in e tij të zi mbi kufirin ligjor të alkoolit më 28 qershor në qytetin Neston, në Cheshire.

Gjyqtari Jack McGarva u shpreh qartë në sallën e gjyqit: "Nëse duhet të ngasësh makinën, nuk duhet të pish aspak."

Ince u gjobit me 5.000 £, ndërkohë që iu shtuan edhe 2.000 £ si tarifë ligjore detyruese, si dhe 85 £ për shpenzime procedurale.

Pavarësisht situatës serioze, Ince u shfaq i qetë në gjykatë, duke nënshkruar autografe dhe bërë selfie me një tifoz. Karriera e tij si futbollist përfshin klube të mëdha si Manchester United, Liverpool, Inter dhe West Ham, ndërsa me fanellën e Anglisë regjistroi 53 ndeshje dhe mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Ince ka qenë trajner me rezultate të ndryshme, duke drejtuar ekipe si Blackburn Rovers (ku u shkarkua pas vetëm gjashtë muajsh), Blackpool (i larguar me SMS në vitin 2014) dhe më së fundmi Reading, gjatë viteve 2022–2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco