Bayerni, gati të ‘rrëmbejë’ Luis Diaz-in: Ofertë mbi 70 milionë euro për kartonin dhe pagë me vlerë 14 milionë euro

Bayerni, gati të ‘rrëmbejë’ Luis Diaz-in: Ofertë mbi 70 milionë euro për kartonin dhe pagë me vlerë 14 milionë euro

14:13, 18/07/2025

Luis Diaz është kthyer në një nga emrat më të nxehtë të merkatos verore dhe tashmë Bayerni i Mynihut duket i vendosur për ta fituar garën ndaj Barcelonës për kolumbianin.

Sipas raportimeve të fundit nga BILD, bavarezët janë gati të paraqesin një ofertë mbi 70 milionë eurosh për kartonin e 28-vjeçarit, ndërsa janë në bisedime të avancuara me Liverpooli-n.

Nga ana tjetër, Barcelona, që e ka pasur Diaz-in në listën e dëshirave prej kohësh, ndodhet në vështirësi për të përballuar një ofertë të tillë financiare, për shkak të kufizimeve buxhetore dhe rregullit të famshëm “1:1” që rikthehet në fuqi në gusht.

Përveç ofertës për transferim, Bayerni po ofron edhe një kontratë shumë joshëse për lojtarin: një marrëveshje deri në vitin 2029 me opsion rinovimi deri në 2030 dhe një pagë vjetore bruto prej rreth 14 milionë eurosh, dyfishi i asaj që Diaz fiton aktualisht te Liverpool-i.

Pavarësisht ofertës së majme, lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, pasi dëshira e tij e parë mbetet kalimi te Barcelona. Katalanasit janë duke u përpjekur ta bindin të mos pranojë menjëherë ofertën e Bayern-it dhe të presë deri në gusht, kur ata do të kenë më shumë hapësirë financiare për të vepruar.

Liverpool-i ndërkohë duket i gatshëm të hapë bisedimet për largimin e Diaz-it, pas avancimeve që kanë bërë për sulmuesin e Eintracht Frankfurtit, Hugo Ekitike, dhe interesimit për Rodrygo-n e Real Madridit, në rast se shiten disa nga sulmuesit aktualë.

Garë e fortë në horizont dhe një vendim i rëndësishëm për Diaz-in: bavarezët ofrojnë gjithçka tani, ndërsa Barcelona mbështetet te durimi dhe dëshira e lojtarit për të veshur fanellën ‘blaugrana’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco