Pas Superiores, edhe Kategoria e Parë ka zbuluar kalendarin e sezonit të ri futbollistik. Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi ditën e sotme hedhjen e shortit, ku 12 skuadrat pjesëmarrëse mësuan kundërshtarët e javës hapëse.
Kampionati do të nisë më 23 gusht, dhe pritet të jetë i luftuar si kurrë më parë, me shumë skuadra që synojnë rikthimin në elitë. Që në javën e parë, kalendari ofron duele interesante dhe me histori në sfond.
Përballjet e javës së parë të Kategorisë së Parë:
Skënderbeu – Burreli
Iliria – Laçi
Kukësi – Apolonia
Luftëtari – Korabi
Besa – Kastrioti
Pogradeci – Lushnja
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: