E pazakontë/ Pulëbardhat ‘hanë’ fushën stërvitore të Dynamo Dresden!

E pazakontë/ Pulëbardhat ‘hanë’ fushën stërvitore të Dynamo Dresden!

10:43, 18/07/2025

Një ngjarje e pazakontë po ndodh në qendrën stërvitore të Dynamo Dresden: më shumë se 70 pulëbardha, të quajtura "Lachmöwen", kanë zbritur në fushën me bar sintetik të Walter-Fritzsch-Akademie dhe po e hanë!

Këto zogj, që zakonisht shihen pranë lumenjve dhe nuk jetojnë në bregdet, kanë nisur të ngatërrojnë kokrrizat e gomës së fushës me ushqim. Sipas biologut René Sievert nga NABU Sachsen, pulëbardhat janë shumë kreative në kërkimin e ushqimit: "Ato hanë pothuajse gjithçka që munden. Me sa duket, kokrrizat e gomës sintetike po i ngatërrojnë me ushqim dhe kjo u mjafton për të mbushur përkohësisht stomakun."

Zogjtë po tërhiqen edhe nga era e plastikës dhe pamja ndryshe e fushës, e cila për ta është diçka e re dhe "interesante". Megjithëse kjo sjellje është e pazakontë dhe nuk përfaqëson një fenomen të përhapur, për Dynamo-n është një situatë e re. Më parë, nëse ndonjëherë shfaqeshin zogj, ishte ndonjë korb i vetëm.

Pulëbardhat vijnë nga Elba, një lumë pranë Dresdenit, ku edhe zakonisht ngrenë folenë. Disa tifozë e kanë marrë me humor këtë skenë, duke bërë shaka se "duket sikur je në Hansa Rostock".

Megjithatë, biologët paralajmërojnë se mikroplastika mund të jetë e dëmshme në plan afatgjatë për zogjtë dhe veçanërisht për të vegjlit e tyre. Për momentin, nuk do të ndërmerren masa kundër pulëbardhave, pasi efektet konsiderohen të papërfillshme.

Por situata mund të ndryshojë: duke nisur nga viti 2031, BE do të ndalojë përdorimin e gomës plastike në fushat sportive. Si alternativë po shqyrtohen materiale natyrale, si bërthamat e ullinjve apo frutave të tjera.

E mbetet për t’u parë nëse pulëbardhat do t’i pëlqejnë edhe këto shije të reja…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco