Barcelona synon të afrojë vëllanë e një prej përforcimeve të reja

Barcelona synon të afrojë vëllanë e një prej përforcimeve të reja

10:02, 18/07/2025

Pas transferimit të talentit suedez, Roony Bardghji, nga FC Copenhagen, Barcelona po përgatitet për një tjetër lëvizje interesante në merkato: katalanasit kanë shprehur interes për Ryan Bardghji, vëllanë më të vogël të Roony-t.

Ryan, i cili së shpejti mbush 16 vjeç, luan si sulmues i majtë dhe ka qenë pjesë e akademisë së klubit danez, ashtu si vëllai i tij. Por ndryshe nga Roony, kontrata e Ryan ka përfunduar, duke e bërë atë një objektiv tërheqës për disa klube të njohura në Europë, ndër të cilat është edhe Barcelona, sipas medieve spanjolle dhe ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano.

Në rast se transferimi konkretizohet, Ryan do të bashkohej fillimisht me ekipet e moshave të Barcelonës, siç ndodh zakonisht me talentët e rinj. Ai tashmë ka debutuar me përfaqësuesen U-16 të Suedisë, duke shënuar 1 gol në 3 ndeshje.

Ndërkohë, Roony Bardghji, 19-vjeçar, do të udhëtojë me ekipin e parë të Barcelonës në turneun aziatik dhe do të monitorohet nga afër nga trajneri Hansi Flick, i cili dëshiron ta shohë në veprim gjatë fazës përgatitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco