Osimhen te Galatasaray, mbyllet marrëveshja me klauzolë ‘anti-Itali’

Osimhen te Galatasaray, mbyllet marrëveshja me klauzolë ‘anti-Itali’

09:40, 18/07/2025

Pas shumë muajsh tensioni dhe tratativash, Victor Osimhen largohet zyrtarisht nga Napoli për t’u bashkuar me Galatasaray-n. Sulmuesi nigerian i jep fund një cikli pesëvjeçar, ku kulmoi me fitimin e titullit kampion dhe vendin e parë në listën e golashënuesve. Por pas lavdisë, mbërritën verëra të stuhishme me përplasje të njëpasnjëshme mes lojtarit dhe klubit.

Sipas marrëveshjes së re, Galatasaray do të paguajë 40 milionë euro menjëherë, ndërsa pjesa tjetër prej 35 milionë eurosh do të derdhet deri në vitin 2026. Por kushti kryesor për të mbyllur këtë operacion ishte klauzola “anti-Itali”: për dy vite, Osimhen nuk mund të rikthehet në Serinë A, përndryshe do të aktivizohet një penalitet i rëndë që do të dyfishonte koston për turqit. Kjo i garanton presidentit De Laurentiis qetësi të plotë dhe shmang kthimin e sulmuesit në radhët e ndonjë rivali italian.

Kështu mbyllet një telenovelë e gjatë verore, edhe pse ndarja me Osimhen-in nuk erdhi në mënyrën më të denjë për atë çfarë përfaqësoi në fushë për Napolin.

Ndërkohë, klubi napolitan nuk ka humbur kohë dhe ka zyrtarizuar afrimin e Lorenzo Lucca-s nga Udinese. Sulmuesi i gjatë italian ka mbërritur në grumbullim në Dimaro pas një itinerari të gjatë dhe ka kryer vizitat mjekësore. Ai vjen në formë huazimi me pagesë prej 9 milionë eurosh dhe me detyrim blerjeje për 26 milionë.

Lucca ka firmosur një kontratë gjashtëvjeçare dhe është zgjedhja e Antonio Conte-s, i cili e ka lavdëruar publikisht për fuqinë dhe dominimin fizik. Napoli e sheh atë si zëvendësuesin ideal për Lukakun, në një projekt të ri që synon rikthimin në majat e futbollit italian e europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco