Manuel Neuer dhe gruaja e tij Anika po bëhen gati për një festë të madhe këtë fundjavë.
Sipas “AZ”, ata kanë planifikuar ceremoninë në kishë për celebrimin e martesës.
Eventi do të kryhet në një kështjellë të shekullit XII në Tirolin e Jugut, pranë Bolzanos.
Fillimisht do të bëhet një festë e vogël (të premten), ndërsa të nesërmen ceremonia fetare.
Neuer dhe Anika janë martuar në nëntor 2023. Ata kanë një djalë të quajtur Luca.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: