U dëmtua ndaj Bayernit, titullari i Realit rrezikon finalen me Dortmundin

U dëmtua ndaj Bayernit, titullari i Realit rrezikon finalen me Dortmundin

19:07, 09/05/2024

Festa e Real Madridit për arritjen në finalen e  Ligës së Kampioneve, është prishur pak nga lajmi që ka ardhur nga infermieria e “los blancos”.

Një prej titullarëve fiks të skuadrës së Karlo Ançelotit, Aurelien Tchouameni, është dëmtuar në pjesën e dytë të ndeshjes dhe u largua nga fusha e lojës në minutën e 70-të.

Klubi sot bëri të ditur se futbollisti kishte pësuar një dëmtim në këmbën e majtë, duke saktësuar se situata do të shihej si do të evoluonte hap pas hapi.

Kjo do të thotë se lojtari do të mungojë për disa kohë nga fushat e lojës dhe është në dyshim edhe për finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Borusia Dortmund.

Sipas mediave spanjolle, Tchouameni mund të rikuperohet për atë sfidë, por nuk do të jetë në gjendjen më të mirë fizike e sportive.

Reali parashikohet ta lërë francezin pushim deri për duelin ndaj skuadrës gjermane dhe tre javë larg fushave të lojës, do ta bëjnë thuajse të pamundur që ai të jetë në formën më optimale për duelin ku luftohet për trofeun më prestigjioz për klube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco