Presidenti i Francës takon babanë e Mbappe, arsyeja

Presidenti i Francës takon babanë e Mbappe, arsyeja

17:07, 06/05/2024

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë e paqartë.

Mbappes i skadon kontrata me Paris Saint-Germanin në fund të këtij edicioni dhe sipas të gjitha gjasave pritet të kalojë te Real Madridi.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka takuar babanë e Mbappe.

Ai ka kërkuar nga skuadra e re e Mbappes, cila do të jetë ajo, që të lejojë futbollistin francez të luajë në Lojërat Olimpike.

“Unë takova babanë e Mbappe javën e kaluar dhe i bëra pyetjen se a dëshiron Kylian që të luajë në Lojërat Olimpike. Ai më konfirmoi dëshirën e djalit të tij, por nuk e di nëse skuadra e re e tij mund ta lejojë që të luaj në këtë eveniment”, ka thënë Macron.

Mbappe kishte konfirmuar më parë dëshirën e tij për të luajtur në Lojërat Olimpike verore.

Macron e kishte penguar Mbappen në vitin 2022 që të nënshkruante me Real Madridin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco