UEFA cakton arbitrat e gjysmëfinales së kthimit Real Madrid-Bayern Munchen

UEFA cakton arbitrat e gjysmëfinales së kthimit Real Madrid-Bayern Munchen

16:42, 06/05/2024

Gjysmëfinalja e dytë e Champions League mes Real Madridit dhe Bayern Munchen pritet të jetë një përballje shumë e fortë, me takimin e parë mes tyre që u mbyll me barazimin 2-2.

Me sfidën që luhet këtë të mërkurë janë publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë takim.

Polaku Szymon Marciniak do të arbitrojë ndeshjen që luhet në “Santiago Bernabeu”.

Marciniak do të ndihmohet nga asistentët Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik, ndërsa zyrtari i katërt i ndeshjes do të jetë sllovaku Ivan Kruzliak.

Në VAR do të jetë Tomasz Kwiatkowski, teksa asistenti në VAR do të jetë Bartosz Frankowski.

Arbitri kryesor:

Szymon Marciniak (POL)

Asistentët:

Tomasz Listkiewicz (POL) dhe Adam Kupsik (POL)

Zyrtari i katërt

Ivan Kruzliak (SVK)

VAR:

Tomasz Kwiatkowski (POL)

AVAR:

Bartosz Frankowski (POL)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco