Al-Khelaifi gati për sfidën ndaj Dortmundit: Nesër përfaqësojmë PSG-në, Parisin dhe Francën!

Al-Khelaifi gati për sfidën ndaj Dortmundit: Nesër përfaqësojmë PSG-në, Parisin dhe Francën!

16:18, 06/05/2024

Këtë të martë Paris Saint-Germain do të presë në “Parc des Princes” skuadrën e Borussia Dortmund për takimin e dytë të gjysmëfinaleve të Champions League, me përballjen e parë mes tyre që u mbyll me fitoren 1-0 të gjermanëve.

Duke folur për mediet në prag të këtij takimi presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi theksoi se ka besim, por sërish nuk duhet tepruar, në mënyrë që lojtarët të jenë totalisht të përqendruar.

“Unë kam besim, por jo shumë. Shumë besim nuk është i mirë. Lojtarët janë të përqendruar. Është gjysmëfinale e Champions League dhe është e pamundur të jesh shumë i sigurt. Nuk duhet të harrojmë se ata janë shumë të rinj, më të rinjtë në gjysmëfinalet e Champions League. Nesër do të përfaqësojmë PSG-në, Parisin, por edhe Francën dhe të gjithë tifozët tanë në mbarë botën”, deklaroi Al-Khelaifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco