FOTO/ Palma fiton Futsal Champions League 2023-2024, Duka u jep trofeun kampionëve të Europës

FOTO/ Palma fiton Futsal Champions League 2023-2024, Duka u jep trofeun kampionëve të Europës

15:34, 06/05/2024

 

Në Jerevan të Armenisë u zhvillua finalja e madhe e UEFA Futsal Champions League 2023-2024 mes Barcelonës dhe Palma.

Një derbi spanjoll në finalen e madhe, që ofroi spektakël për tifozët e pranishëm në “Demirchyan Arena SCC”, e mbushur me emocione e gola dhe që përfundoi me fitoren e madhe të ekipit spanjoll Palma me rezultatin 5-1.

I pranishëm në këtë sfidë ishte edhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, i cili në përfundim të sfidës dorëzoi medaljet dhe trofeun ekipit të Palmës në ceremoninë e organizuar nga UEFA.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco