Një skuadër e tërë mund të largohet nga Juventus, plot 11 lojtarë me valixhet gati

Një skuadër e tërë mund të largohet nga Juventus, plot 11 lojtarë me valixhet gati

12:23, 06/05/2024

 

Një ekip i tërë mund të largohet këtë verë nga Juventus, që premton një merkato interesante. Shitje këto që mund burimet financiare për t’u riinvestuar më pas në afrime të tjera. Disa lojtarë do të largohen për shkak se kontrata është drejt skadimit, disa për një çështje mundësie më shumë për të luajtur.

PORTA – Thashethemet për interesimin e Juves për Di Gregorio praktikisht e liruan portierin Perin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025. Klubi është i detyruar të planifikojë të ardhmen e portierit paraprakisht, duke qenë se edhe Szczesny (i cili refuzoi rinovimin e propozuar me një pagë të reduktuar) do të ketë vetëm një vit kontratë verën e ardhshme.

MBROJTJA – Alex Sandro është afër lamtumirës për shkak të marrëveshjes që skadon më 30 qershor, ndërsa Bremer, për të cilin interesohet Manchester United tashmë, mund të largohet për një shumë të arsyeshme. Në kontratën e tij ka një klauzolë, nga 60 deri në 70 milionë euro. Histori ndryshe për Djalò, që mund të huazohet.

MESFUSHA – Ndërsa pritet të mësohet e ardhmja e Rabiot, të cilit kontrata i skadon, Juve mund të planifikojë largimet e McKennie, Miretti dhe Nicolussi Caviglia. Amerikani duhet t’i thotë lamtumirë përfundimisht, duke pasur parasysh se nuk pranoi propozimin për rinovim me pagë të reduktuar.

Sa i përket dy të tjerëve, do të shihet se si do të lëvizë merkato përreth. Të dy janë rritur në akademinë e Juventus, ndaj ekipi do të ketë detyrimin për të dëgjuar dhe ndoshta për të negociuar shitjen e tyre. Për Miretti shihet një inetersim nga Monza, ndërsa për Nicolussi Caviglia ka lëvizur prej kohësh ekipi i Bologna.

SULMI – Të paktën tre lojtarë në bilanc, për të mos përmendur nevojën për të mbyllur Chiesa, të cilit i skadon kontrata dhe dëshiron të dijë fillimisht projektin e ri. E ardhmja e Iling, i skadon kontrata në vitin 2025, duhet të verifikohet. Ai ka pasur pak mundësi këtë vit për të gjetur vazhdimësi, por mbetet një objektiv për disa klube angleze.

Kostiç duket i destinuar të shitet për t’i lënë vend një anësori të majtë me karakteristika të ndryshme dhe me kosto më të ulët. Milik dhe Kean janë gjithashtu drejt largimit: I pari dëshiron të gjejë një vend në Premier League, i dyti po shikon përreth sepse nuk dëshiron të zgjasë kontratën me Juventusin, duke fituar më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco