Festival golash në 'Anfield', Liverpool triumfon mes spektaklit

Festival golash në 'Anfield', Liverpool triumfon mes spektaklit

21:08, 05/05/2024

 

Liverpooli është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-2 Tottenhamin në kryendeshjen e javës së 36 në Premier Leaguen angleze. “The reds” zhvilluan një 90-minutësh spektakolar, duke marrë nëj fitore tërësisht të merituar, që mund të ishte edhe më e thellë për atë që u krijua në fushën e lojës.

Ishte Mohamed Salah ai që shënoi golin e parë për Liverpool, pas një krosimi perfekt nga krahu, teksa dërgoi topin në rrjetë pas disa rasteve radhazi të shpërdoruara nga të besuarit e Jurgen Klopp.

Në fundin e pjesës së parë ishte Robertson ai që shënoi edhe golin e dytë për Liverpoolin, që në pjesën e dytë e nisi sërish vrullshëm dhe çoi shifrat në 0-4 falë golave ët Gakpo dhe Elliot.

Shifrat 4-0 zgjuan Tottenhamin, që nuk kishte çfarë të humbte dhe u hodh në sulm, duke arritur të shënojë dy herë me Richarlisson dhe Hueng-Min Son, gola këta që vlejtën më shumë për kënaqësinë personale, pasi nuk ndryshuan rezultatin.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Tottenhamin, që tashmë rrezikon të dorëzojë vendin e pestë që të dërgon në Europa League, ndërsa Liverpool ka vetëm shanse matematikore për të fituar titullin, pasi praktikisht duket mision i pamundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco