Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Frosinone triumfon në duelin e mbijetesës, bie matematikisht skuadra e parë nga Serie A

Frosinone triumfon në duelin e mbijetesës, bie matematikisht skuadra e parë nga Serie A

22:49, 26/04/2024

Frosinone rikthehet te triumfi dhe merr 3 pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën, teksa Salernitana bie matematikisht nga Serie A pas humbjes 3-0 në “Stadio Benito Stirpe”.

Vendasit zhbllokuan takimin me golin e shënuar nga Soule nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 10-të të lojës.

Ndërsa në minutën e 25-të Brescianini dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij, duke gjetur rrugën drejt rrjetës falë asistit të dhuruar nga Valeri.

Në pjesën e dytë miqtë u shfaqën disi më kërkues, megjithatë në minutën e 85-të Zortea realizoi një super gol dhe vulosi fitoren e Frosinones.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 3-0, me Frosinonen që momentalisht renditet në vend të 17-të me 31 pikë, teksa Salernitana e vendit të fundit me 15 pikë rrëzohet matematikisht nga Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco