Bundesliga/ Fiton ndaj Hoffenheim, Bochum merr 3 pikë të rëndësishme për mbijetesën

Bundesliga/ Fiton ndaj Hoffenheim, Bochum merr 3 pikë të rëndësishme për mbijetesën

22:36, 26/04/2024

Bochum merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Hoffenheim në javën e 31-të të Bundesliga-s, duke shpëtuar për momentin nga zona e rrezikut.

Takimi i luajtur në “Vonovia Ruhrstadion” u dominua nga vendasit, të cilët në fund festuan pas fitores 3-2.

Stoger zhbllokoi sfidën me golin e shënuar në minutën e 34’, teksa Passlack dyfishoi avantazhin e Bochum-it në minutën e 45+2’.

Vendasit mbajtën ritmin edhe në minutat e para të fraksionit mbyllës, ndërsa Stoger shënoi golin e tretë për ekipin në minutën e 64’.

Ndërkohë fundi pjesës së dytë foli më shumë për miqtë, që gjetën rrugën drejt rrjetës dy herë me Kramaric në minutën e 73’ dhe të 84’.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2, me Bochum-in që momentalisht renditet në vend të 14’-të me 30 pikë, teksa Hoffenheim renditet në vend të nëntë me 39 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco