Arrihet marrëveshja mes Antonio Contes dhe Napolit

Arrihet marrëveshja mes Antonio Contes dhe Napolit

22:11, 26/04/2024

Napoli raportohet se ka arritur marrëveshje me Antonio Conten.

Sipas ekspertit të transferimeve nga “RAI Sport”, Ciro Venerato, mes palëve është arritur marrëveshje tre-vjeçare.

Conte thuhet se është pajtuar për kushtet me Napolin, megjithëse detajet tjera nuk u zbuluan.

Por, sipas “CalcioNapoli”, bëhet fjalë për një marrëveshje rreth 6.5 milionë euro.

Trajneri italian besohet se tashmë është i gatshëm për të nënshkruar kontratën.

Ish-tekniku i Italisë është i lirë që nga gjysma e sezonit të kaluar, kur u largua nga Tottenham Hotspur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco