Presidenti i La Ligës: Nuk harxhojmë 8 milionë euro për një gol fantazmë

Presidenti i La Ligës: Nuk harxhojmë 8 milionë euro për një gol fantazmë

18:08, 25/04/2024

Debati për mungesën e “goal linë technology” (kamera mbi vijën e portës, ose “syri i fajkoit”) në La Liga është bërë serioz. Veçanërisht pas asaj çfarë ndodhi në Madrid në Klasiken e së dielës, ku Lamine Jamal shënoi një gol fantazmë, që pas rishikimit me VAR nuk u cilësua gol.

Polemikat plasën dhe në qendër të kritikave ishte dhe presidenti i Ligës spanjolle, Havier Tebas.

“Për tetë milionë euro jemi bërë për turp”, shkruanin mediat spanjolle. Por nuk ka vonuar reagimi i presidentit të La Ligës, që nuk ndryshon mendim për futjen ose jo të “syrit të fajkoit” në kampionatin spanjoll.

“Nuk është një teknologji e përsosur dhe kjo është arsyeja e parë. Por nuk është vetëm kjo.

Gjatë gjithë sezonit, gola të tillë fantazmë ndodhin tre ose katër herë dhe nëse shton se nuk është perfekt, vlera është shumë e lartë për përdorimin që i është dhënë. Të hedhësh 8 milionë euro për hiçgjë më duket një shpenzim jo i zgjuar”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco