Serie A/ Sassuolo thyen kampionët e Interit dhe futet në garë për mbijetesë

Serie A/ Sassuolo thyen kampionët e Interit dhe futet në garë për mbijetesë

22:44, 04/05/2024

Sassuolo ka mposhtur Interin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 35-të të Serie A, duke shtuar shanset për mbijetesë.

Vendasit u futën në lojë më rëndësinë e pikëve, ndërsa zikaltrit tashmë janë shpallur kampion dhe kjo ndeshje ishte sa për formalitet.

Kjo bëri që Sassuolo të merrte epërsinë, me Armand Lauriente që shënoi për 1-0.

Interi arriti të barazonte me Lautaro Martinezin në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së parë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Edhe pjesa e dytë, nuk është se solli shumë gjëra, me Sasssuolon që dëshironte ta mbronte “me mish e me shpirt” rezultatin.

Marko Arnautovic ishte afër barazimit, por nuk ia doli, pasi goditja e tij u bllokua.

Sassuolo tani ka 29 pikë dhe shton shanset për të mbetur në Serie A, ndërsa Interi ka 89 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco