Barcelona i uron Realit titullin e La Ligës

Barcelona i uron Realit titullin e La Ligës

23:13, 04/05/2024

Real Madridi zyrtarisht është kampion i ri i La Ligës.

“Los Blancos” fituan 3-0 ndaj Cadizit, kurse humbja 4-2 e Barcelonës nga Girona ka bërë që matematikisht madrilenët të shpallen kampion.

Titullin e kampionit të La Ligës Real Madridit ia uroi edhe FC Barcelona.

“Urime Real Madridit për fitimin e titullit të ligës”, thuhej në postimin e tyre në Twitter.

Image

Ky është titulli i 36-të i kampionit për Real Madridin që kryeson me më shumë trofe të fituar.

Pas tyre është Barcelona me 27, e ndjekur nga Atletico Madridi me 11.

Në pesë vitet e fundit, Real Madridi e ka fituar tri herë titullin kampion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco