Jasir Asani është një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare më të përfolur.
Pak kohë më parë, sulmuesi anësor pranoi se ishte i dashuruar dhe se e dashura e tij ishte shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Në nëntor të vitit të kaluar, ai postoi një foto me partneren e tij, por nuk i zbuloi fytyrën.
Ndërsa sot, përmes një postimi në instastory Asani ka publikuar një foto së bashku me të dashurën e tij, teksa postimin e shoqëron me një emoji zemre.
Kujtojmë që futbollisti në një intervistë të dhënë më parë ka treguar se partnerja e tij është shqiptare dhe dëshiron të krijojë një familje të madhe.
Por theksoi se i ka kërkuar vajzës që i ka rrëmbyer zemrën të presë edhe pak, pasi dëshiron të fokusohet tek karriera e tij.
Partnerja e Jasirit është një shqiptare e Maqedonisë së Veriut pak vite më e vogël se futbollisti.
Çifti kalojnë shumë kohë së bashku, duke e bërë këtë lidhje të rëndësishme që në fazat e para.
“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe. Vajza pothuajse është gati për martesë. Kemi disa të tjera akoma, duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak, të shohim”, tha Jasir Asani.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: