Trajneri i Dortmundit: Jemi të kënaqur, fitore e merituar ndaj Bayernit

Trajneri i Dortmundit: Jemi të kënaqur, fitore e merituar ndaj Bayernit

16:14, 01/04/2024

Trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic, komentoi fitoren e arritur të shtunën e kaluar në “Allianz Arena” ndaj Bayern Munich.

Në prononcimin e bërë për mediet, Terzic u shpreh se është i lumtur, ndërsa shtoi se skuadra e tij e meritonte fitoren në “Der Klassiker”.

“Jemi absolutisht të lumtur dhe jashtëzakonisht të kënaqur. Ishte një fitore e merituar. Kuptuam se duhej të ishim të guximshëm, por edhe efektivë. Për ta bërë këtë duhet edhe pak fat, për të cilin duhet të punojmë, mund të kishim shënuar edhe më herët. Mbajtja e portës së pastër është baza për të arritur çdo gjë këtu. Është fitorja jonë e pestë radhazi. Tani vijnë javët emocionuese. Nëse luajmë kështu, do të jetë e vështirë të na mposhtin. Ne treguam ngjyrat tona në Champions League”-deklaroi trajneri i Dortmund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco