Perez dhe Ancelotti bindin toni Kroos për rinovimin me Realin

Perez dhe Ancelotti bindin toni Kroos për rinovimin me Realin

16:07, 28/03/2024

Prej ditësh qarkullon lajmi i rinovimit të Toni Kroos me Realin e Madridit, ndërkohë që mëngjesi i së enjtes ka sjellë edhe konfirmimin.

Mesfushori gjerman, i cili kohë më parë ishte shprehur se mund të tërhiqej nga futbolli aktiv pas Euro 2024, ka ndryshuar mendje.

Pasi u rikthye në kombëtaren gjermane, 34-vjeçari ka vendosur të firmosë për një tjetër vit me “Los Blancos”.

Një lajm që gëzon trajnerin Carlo Ancelotti dhe gjithë tifozët e klubit legjendar spanjoll.

Pavarësisht se vitet kalojnë, Kroos vijon të jetë një ndër më mirët në rolin e tij.

Një gjë e tillë u vu re menjëherë te Gjermania, që u rikthye të funksiononte falë klasit të Kroos, duke fituar duelet e forta përballë Francës dhe Holandës. Edhe pse vetëm miqësore.

Kroos është pjesë e Realit të Madridit prej verës së vitit 2014, skuadër me të cilën ka fituar gjithçka. Mbi të gjitha 5 Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco