Zbulohet kontrata me sponsorin e ri, ja sa fiton Interi nga titulli kampion

Zbulohet kontrata me sponsorin e ri, ja sa fiton Interi nga titulli kampion

10:26, 01/03/2024

Interi po fiton në fushë, por buzëqesh edhe për rezultatet na bilanc. Momenti i zikaltërve është i jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet dhe përmirësimet e të ardhurave janë të dukshme në krahasim me një vit më parë. Për këtë sezon, zikaltrit i nisin fitimet me bazën e 78 milionë eurove nga të drejtat televizive dhe në rast se fiton titullin kampion mund të shkojnë në 100 milionë.

Dy milionë euro të tjera vijnë nga Kupa e Italisë dhe Superkupa e Italisë. Edhe në Champions zikaltrit kanë arritur të sigurojnë 65 milionë euro nga pjesëmarrja dhe nga kualifikimi për në fazën e 1/ 8-ave.

Sigurisht që kjo shifër do të rritet nëse do të sigurojë kualifikimin për më tej. Në sezonin e ri 2024-2025 do të ketë më shumë miliona për shkak të formatit të ri. Por sigurisht që shumë do të varet edhe nga rezultatet që do të arrijnë zikaltrit. Në klub besojnë se i kanë respektuar të gjitha parametrat e vendosura nga marrëveshja me UEFA-n.

SPONSORËT- Në rritje janë edhe të ardhurat nga sponsorët: Për momentin janë të garantuara 76 milionë euro, 23 më shumë sesa sezoni 2022-2023, falë kontratës 1-vjeçare me “Paramount”. Ka pasur edhe sponsorë të tjerë që janë afruar gjatë kësaj kohe si Enel, Mastercard, Banka Bper, Sëm, Qatar Airways. Të ardhurat nga sponsorët për sezonin 2024- 2025 do të rriten në 72 milionë euro.

KONTRATA- Interi do të ketë një tjetër sponsor në fanellë duke nisur nga sezoni i ri. Bëhet fjalë për “Betsson”, një kompani bastesh që do të sjellë 30 milionë euro në vit, për 5 sezonet e ardhshme. Kjo do të thotë se në arkat e klubit do të vijnë 150 milionë euro në total për 5 sezonet e ardhshme. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Interi, por kjo ishte kompania që ka bërë ofertën më të mirë, pasi “Qatar Airways” ofronte vetëm17 milionë euro në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco