Lara Colturi shkëlqeu në Kupën e Botës, italiania që përfaqëson Shqipërinë uron festat e Nëntorit

Lara Colturi shkëlqeu në Kupën e Botës, italiania që përfaqëson Shqipërinë uron festat e Nëntorit

21:34, 27/11/2023

Skiatorja Lara Colturi që përfaqëson flamurin shqiptar ka arritur një rezultat historik.

Ajo është renditur e 12-ta në Kupën e Botës qe u zhvillua në pistën e Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa një vit më parë, në të njëjtën pistë ajo u rendit në vendin e 17-të.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo uroi shqiptarët për 28-29 Nëntor, duke qenë se nëna e saj është shqiptare dhe i ndjen këto festa jo vetëm prej faktit se përfaqëson Shqipërinë.

“Unë i uroj të gjithë shqiptarëve që të kalojnë festa të bukura dhe të rrijnë në të ngrohtë meqë unë nuk mundem, pasi jam gjithë kohës në të ftohtë dhe të festojnë këto dy-tre ditë festive,” – u shpreh Colturi.

Ajo është pjesë e Sport Klub Tirana, klubit të njohur, sportistët e të cilit kanë fituar trofe dhe tituj kombëtarë e ndërkombëtarë, si Luiza Gega, Kampione e Europës në Atletikë, apo mundësi Zelimkhan Abakarov, Kampion i Botës.

Colturi tha se gara e ardhshme do të jetë në Kanada dhe më pas do të ketë të tjera gara deri në mars. Sfidat e saj nisin pas një jave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco