Shkëlqyen në kualifikueset e Euro 2024/ Duka tregon detaje për miqësoret: Kemi disa mundësi

Shkëlqyen në kualifikueset e Euro 2024/ Duka tregon detaje për miqësoret: Kemi disa mundësi

20:59, 27/11/2023

I gjithë suksesi i Kombëtares ka edhe një faturë financiare, për lojtarët trajnerin dhe stafin. Presidenti Duka për “Exclusive” ka treguar diçka më tepër rreth saj, edhe pse shuma prej 9.25 milion eurove mund të shtohet në mbledhjen e ardhshme të UEFA-s në Hamburg të Gjermanisë.

“Para se të fillojë edicioni ne përcaktojmë objektivin dhe premion për ekipin në rast të realizimit të objektivit. Edhe për kualifikimin në Europian ne e kemi të përcaktuar premion që do të kenë futbollistët. Stafi gjithashtu e ka në kontratë. Nuk është se kemi para tani për t’ua dhënë premiot futbollistëve dhe stafit, por do t’ua japim në momentin që sapo të arkëtojmë ato të ardhura që vijnë nga Europiani.

Di të them vetëm një gjë, më shumë sesa 50% apo rreth 50% e shumës që arkëtohet do të jetë për premiot, stafin dhe futbollistëve të ekipit tonë”– tha Duka.

Shqipëria në Mars do të luaj dy miqësore, deri më tani janë kontaktuar dhe priten si alternativë; një ndeshje me Perunë në Itali, me Sllovakinë apo Norvegjinë në Tiranë, ndërkohë në listë ishte edhe Belgjika por që ka gjetur një kundërshtar tjetër dhe nuk është më.

Megjithatë pikat mbi “i” si për vendqëndrimin ashtu edhe për kundërshtarët e miqësoreve do të vendosen menjëherë pas shortit të 2 dhjetorit, ku të gjithë e kemi ndonjë preferencë.

“Ajo që dëshiroj realisht dhe ka kohë që e dua këtë, edhe pa e siguruar kualifikimin, është që të luajmë në ndeshjen hapëse kundër Gjermanisë. Rezultati nuk arrihet nëse nuk punon shumë, me seriozitet dhe vlerësimin e duhur për ekipin dhe për fanelën. Kanë bërë çdo gjë mirë dhe janë për t’u falenderuar dhe falenderuar shumë. Ne nuk kemi histori suksesi kaq të mëdha, në fusha të tjera jo e jo, por edhe në futboll nuk kemi histori suksesi kaq të mëdha që të shpërdorojmë ndjenjën e kënaqësisë për atë që kemi arritur”– tha Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco