Partizani, Abilaliaj: Dominuam sfidë, por kam edhe një rezervë për arbitrimin

Partizani, Abilaliaj: Dominuam sfidë, por kam edhe një rezervë për arbitrimin

19:44, 27/11/2023

Partizani u ndal në “Arenën e Demave” përballë Dinamos me rezultatin 0-0. Trajneri i “demave”, Arbër Abilaliaj u shpreh se ekipi i tij e dominoi sfidën dhe se gjithashtu kishte një rezervë deri diku për arbitrimin.

“Të them të drejtën jam deri diku i kënaqur, duke pasur parasysh si u zhvillua loja, në 90 minuta, për situatën që ishim. Besoj se në pjesën më të madhe të lojës kemi bërë mirë. Na mungoi pak ajo freskia. Patëm një rënie ato 20 minuta të pjesës së dytë. Më pas u kënaqa se krijuam ato raste.

Një gol do më bënte të ndihesha më mirë. Patëm raste që mund t’i shfrytëzonim. Faza e golit dhe agresiviteti në pjesën e parë që nuk kemi bërë siç duhet. Ishte një pjesë e parë goxha pozitive, me një rënie të vogël në të dytën. Keqardhje sepse mendoj se në pjesën më të madhe Partizani ishte dominant në mënyrën si u zhvillua loja.


Partizani ka në përbërje gati 40 futbollistë. Janë të gjithë të vlefshëm. Kemi bërë një seleksionim që deri tani jemi të kënaqur, kemi besim absolut dhe besoj se kjo na jep besim. Nuk jemi ankuar kurrë për mungesat, punoj çdo ditë me këta djem dhe punoj çdo ditë me këta. Ne u futëm në fushë për ta fituar për të vazhduar pjesën e rritjes. Kam një rezervë deri diku për gjykimin, por në pjesën më të madhe Partizani ishte dominant.

Kjo gjë vazhdon deri më 17 maj. Sot na mungonin 9 ose 10 lojtarë, por po të shikojë ato lojtarë që ishin në fushë do të ishin në formacionin bazë të çdo ekipi. E ka të vështirë Partizani të dalë nga moduli i vetë i lojës.

Mbase 90-95% ky ekip do të jetë dhe përballë Tiranës me datën 3 dhjetor”, u shpreh Abilaliaj për “MCN TV”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco