Emir Sahiti përplaset me lojtarin serb, komentatori kroat: Nis përballja Kosovë – Serbi

Emir Sahiti përplaset me lojtarin serb, komentatori kroat: Nis përballja Kosovë – Serbi

18:56, 27/11/2023

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Emir Sahiti ka shkëlqyer të dielën me Hajduk Splitin në kampionatin kroat të futbollit.

Emir Sahiti përveçse shënoi golin e parë për Hajduk Split përballë Istra-s, në triumfin 0-2 në transfertë të ekipit të tij, mori vëmendjen pas një episodi të ndodhur në minutën e 27-të.

24-vjeçari gjatë ndeshjes ka pasur një përplasje me futbollistin kundërshtar serb, Mladen Devetak.

Dyshja në fjalë gjatë një momenti janë përplasur kokë më kokë, derisa u nevojit ndihma e futbollistëve tjerë në fushë për të qetësuar gjakrat.

Në një video të publikuar në rrjetin social “Tiktok”, gjatë duelit mes Sahitit dhe Devetak, komentatori kroat e ka konsideruar si një përballje mes Kosovës dhe Serbisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco